I riu serb që u lirua sot fotografohet në kufirin Kosovë-Serbi

Prishtinë | 28 Dhj 2022 | 14:13 | Nga Ekonomia Online

Nikolla Nedelkoviq nga Beogradi është nisur për në shtëpi ka thënë avokatja e tij Jovana Filipoviq për mediumin “Kossev”.

Mediat serbe kanë publikuar një fotografi të tij në një pikë kufitare.

Për shkak të mbylljes së kufirit në Merdare, “Kossev” raporton se Medelkoviqit i është dashur të kalojë nga pika kufitare në Mutivodë.

I riu serb ishte arrestuar këtë vit në Gazimestan për nxitje të urrejtjes. Sipas Policisë së Kosovës, ai kishte veshur një bluzë me mbishkrimin “vrite shqiptarin”.

Gjykata e Apelit e ka ndryshuar dënimin që shkalla e parë ia kishte dhënë Nedelkoviqit nga tetë muaj në gjashtë.

Nedelkoviqit i është ndaluar që të hyjë në Kosovë për një periudhë njëvjecare.

Të ngjashme