Ish-banorja e “Big Brother VIP2”, Olta Gixhari gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi për “Top Albania Radio” ndër të tjera ka folur edhe për lojën e konkurrentëve të këtij sezoni.
Teksa u pyet se cilët janë banorët që mendon se do të shkojnë në finalen e “BBVIP”, aktorja tha se Meriton Mjekiqi, Julian Deda, Romeo Veshaj, Heidi Baçi mund të jenë 4 finalistët e këtij sezoni, ndërsa për atë të 5-tin Olta tregoi se është mes Jetmir Salaj dhe Françeska Murati.
“Mendoj Meritonin për shkak të kauzës që ka. Uroj që kur të vijë ai moment, mos të dalë të shkojë pas të dashurës së tij. Shoh në finale Julin padiskutim, Heidin, Romeo si një përfaqësues i denjë i djalit të mirë. Jam mes Jetmirit dhe Françeskës”– tha aktorja.