Policia e Durrësit ka vë sot në pranga shtetasin Shpëtim Kajmaku, 42 vjeç nga Durrësi, i dënuar me 3 vite burg dhe i shpallur në kërkim.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, në vitin 2017 e ka dënuar me 3 vjet e 17 ditë burg, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi në vitin 2016, në aksin rrugor Fushë Dac- Kepi i Rodonit, pas kontrollit të ushtruar nga ana e shërbimeve të Policisë në mjetin e tij tip Furgon janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 324 fidanë të dyshuara Canabis sativa.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.