Një shtetas turk i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Rinas.
Ndërsa në Portin e Durrësit është arrestuar n jë shtetas kosovar i cili për të kaluar kufirin, ka përdorur dokumente të falsifikuara.
“Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, gjatë kontrolleve intensive, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, kanë ndaluar dhe arrestuar provizoritsht, me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë, shtetasin turk B. T., 33 vjeç, banues në Turqi”, thuhet në njoftimin e policisë.
Nga verifikimet e kryera në hyrje të Republikës së Shqipërisë, rezultoi se ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ëiesbaden/Gjermani.
Ndërsa nga shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit kosovar Z. K., 53 vjeç banues në Kosovë.
Ky shtetas për të kaluar kufirin ka përdorur pasaportë kosovare dhe një leje qëndrimi gjermane në emër të një shtetasi tjetër, duke shfrytëzuar ngjashmërinë.