Përveç ujit, çaji është lëngu që pihet më shumë. Sidoqoftë, ekspertët paralajmërojnë se kjo pije, e cila përgjithësisht ka një efekt pozitiv në shëndet, mund të jetë gjithashtu e dëmshme për trupin, në varësi të përbërësve që i shtojmë asaj.
Sheqeri ose ëmbëltuesit artificialë
Edhe pse na pëlqen më pak, çaji është më i shëndetshëm kur nuk i shtojmë asgjë. Ëmbëltuesit janë një zgjedhje më e mirë sesa sheqeri, por Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave këshillon që të kufizohet edhe përdorimi i tyre. Nëse vërtet nuk mund të pini çaj që nuk është i ëmbël, vendosni një lugë çaji me mjaltë.
Qumësht
Shumë prej nesh pëlqejnë të shtojnë qumësht në çaj, por disa studime kanë treguar se nuk është kombinimi më i mirë, veçanërisht nëse çaji pihet në mënyrë që të parandalojë sëmundjet kardiovaskulare. “Duke shtuar qumësht lopë të zier në çaj, ne zvogëlojmë efektin pozitiv të tij, dmth. efekti që ka në relaksimin e enëve të gjakut ”, thonë rezultatet e hulumtimit të botuar në “European Cardiovascular Journal”.
Limoni
Nëse ju pëlqen ta freskoni çajin tuaj me limon, shtojeni atë vetëm kur të nxirrni qesen. Limoni ul vlerën e pH të çajit, e cila ndihmon që metalet të lirohen në çaj më lehtë.