I vendosi rregullat anti-covid për krejt botën, tani izolohet vetë i pari i OBSH-së

Prishtinë | 02 Nën 2020 | 09:22 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus është karantinuar pas kontaktit me një person i cili ka rezultuar pozitiv për COVID-19.

Kreu i OBSH-së thotë se nuk ka simptoma të virusit.

“Unë kam qenë në kontakt me një person që ka rezultuar pozitiv për COVID-19. Jam mirë dhe pa simptoma, por do të vetëkarantinohem, duke respektuar protokollin e vendosur për të parandaluar përhapjen e COVID-19”, tha ai.

Po ashtu ai i bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e vendosura për të mbrojtur shëndetin e tyre dhe të familjarëve.

“Vetëm duke respektuar protokollet, mund të ndërpriten zinxhirët e transmetimit si edhe të sigurohet mbrojtja e sistemit shëndetësor”, u shpreh Tedros.

Të ngjashme