Një person ka raportuar se hajnat i kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe ia kanë vjedhur dy orë të markës Rolex, stoli ari dhe para kesh në lagjen Panorama të Ferizajt, raporton Ekonomia Online.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, thuhet se rasti ka ndodhur të dielën, ndërsa njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes.
Për rastin është njoftuar edhe prokurori dhe po vazhdon në zbulimin e rastit.