Gjykata Themelore në Prizren ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji një burri nga Gjilani, i cili dyshohet se i kishte vjedhur paratë babait të tij dhe se kishte kërcënuar babain dhe vëllain se do t’i vriste.
Sipas Gjykatës, ai kishte vjedhur nga babai i tij njëherë 100 euro dhe njëherë tjetër 50 euro.
“Se me datë 18 janar, në Prizren, respektivisht në shtëpinë e tij, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete i ’a merr pasurinë e të dëmtuarit – prindit të tij, në atë mënyrë që duke e shfrytëzuar momentin e volitshëm kur askush nuk ishte në shtëpi, hynë në dhomën e prindit të tij dhe i ’a merr paratë në shumë prej 100 euro, ndërsa edhe të nesërmen përsëri duke e shfrytëzuar momentin e volitshëm i ’a merr paratë në shumë prej 50 euro, të cilat para del dhe i shpenzon në qytet”, thuhet në komunikatë.
Kur babai dhe vëllau kishin kuptuar për këto veprime të tij dhe e kishin pyetur se ku i ka shpenzuar paratë, ai i kishte kërcënuar me vrasje nëse e lajmërojnë Policinë.
“Kurse, me datë 19 janar, saktësisht në shtëpinë e tij familjare, i pandehuri me qëllim të frikësimit, seriozisht i kanos personat tjerë, me fjalë se do t’i shkaktoj ndonjë të keqe të dëmtuarve – babait dhe vëllait të tij, në atë mënyrë që pasi të dëmtuarit kuptojnë që i pandehuri i ka marrë paratë e prindit pa njohurinë e tij, kur kthehet në shtëpi e pyesin të pandehurin se ku i ka harxhuar ato para, por i njëjti revoltohet dhe tenton që ta sulmojë vëllain e tij, por aty ndërhynë prindi i tij dhe e ndalon, mirëpo i pandehuri vazhdon duke i kanosur të njëjtit me fjalët “nëse e thirrni policinë kur të dal prej policisë kam me ju vra, kam me ju zhduk”, me çka tek të dëmtuarit ka shkaktuar frikë, ankth dhe pasiguri për jetën e tyre”, thuhet tutje në komunikatë.
Komunikata e plotë:
Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, gjyqtari i procedurës – Fatmir Krasniqi, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 19.01.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 19.02.2022, ndaj të pandehurit C.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale vjedhja, nga neni 313 par. 1 dhe kanosja nga neni 181 par. 4 lidhur me par. 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar:
– Se me datë 18 janar, në Prizren, respektivisht në shtëpinë e tij, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete i ’a merr pasurinë e të dëmtuarit – prindit të tij, në atë mënyrë që duke e shfrytëzuar momentin e volitshëm kur askush nuk ishte në shtëpi, hynë në dhomën e prindit të tij dhe i ’a merr paratë në shumë prej 100 euro, ndërsa edhe të nesërmen përsëri duke e shfrytëzuar momentin e volitshëm i ’a merr paratë në shumë prej 50 euro, të cilat para del dhe i shpenzon në qytet.
Kurse, me datë 19 janar, saktësisht në shtëpinë e tij familjare, i pandehuri me qëllim të frikësimit, seriozisht i kanos personat tjerë, me fjalë se do t’i shkaktoj ndonjë të keqe të dëmtuarve – babait dhe vëllait të tij, në atë mënyrë që pasi të dëmtuarit kuptojnë që i pandehuri
i ka marrë paratë e prindit pa njohurinë e tij, kur kthehet në shtëpi e pyesin të pandehurin se ku i ka harxhuar ato para, por i njëjti revoltohet dhe tenton që ta sulmojë vëllain e tij, por aty ndërhynë prindi i tij dhe e ndalon, mirëpo i pandehuri vazhdon duke i kanosur të njëjtit me fjalët “nëse e thirrni policinë kur të dal prej policisë kam me ju vra, kam me ju zhduk”, me çka tek të dëmtuarit ka shkaktuar frikë, ankth dhe pasiguri për jetën e tyre.
Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.
Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh faktin se hetimet penale janë në fazën fillestare dhe me lënien e të pandehurit në liri, ekziston rreziku se i njëjti do të pengojë rrjedhën normale të kësaj procedure penale, gjithashtu duke marrë për bazë mënyrën dhe rrethanat në të cilat janë kryer veprat penale, ekziston rreziku se me lënien e të pandehurit në liri apo që ndaj tij të mos caktohet paraburgimi, i njëjti mund të përsërisë veprën e njëjtë penale, mund ta përfundoj veprën e kanosur penale, por mund të kryej edhe ndonjë vepër penale të natyrës më të rëndë me pasoja më të mëdha për të dëmtuarit dhe për familjen.
Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se në rastin konkret caktimi i paraburgimit është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm, për zhvillimin e rregullt dhe normal të procedurës penale, duke pasur parasysh faktet dhe rrethanat e lartpërmendura, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së veprës penale, andaj edhe Gjykata vendosi për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurës në kohëzgjatje prej një (1) muaji