I vodhi 300 euro në xhami dhe një motoçikletë në një rast tjetër, burgim për prizrenasin

Prishtinë | 14 Kor 2022 | 12:14 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuesit E.A, për dy raste të vjedhjes.

Sipas komunikatës, i akuzuari më 12 qershor në rrugën Tahir Meha në Prizren, ka vjedhur 300 euro në një xhami duke zhvendosur nga muri kasafortën metalike.

Në rastin tjetër, i akuzuar ka vjedhur një motoçikletë në rrugën Brahim Osmanaj, të cilën i dëmtuari B.K, e kishte lënë afër banesës së tij. Motoçikleta s’kishte çelësa, por i akuzuar e ka shtyrë deri në rrugën Ibrahim Rugova ku edhe është ndaluar nga policia.

Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarin e GJYKON:

– Për veprën penale vjedhje e rëndë:

– Dënim me BURGIM në kohëzgjatje prej një (1) viti, në të cilin dënim me burgim do të i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga dara 14.06.2022 e deri më 14.07.2022

– Për veprën penale vjedhje:

– Dënim me GJOBË në shumën prej treqind (300) euro

– Dënim me KUSHT ashtu që i vërteton dënimin me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muajsh i cili dënim nuk do të ekzekutohet në afatin ligjor prej 1 viti nëse i akuzuari nuk do të kryen vepër tjetër penale

Po ashtu të akuzuarit, gjykata me aktvendim të veçantë jashtë seance ia ka ndërprerë masën e paraburgimit që nga data 13.07.2022.

Të ngjashme