I vrari në Klinë ishte veteran, reagon Haradinaj

Prishtinë | 21 Mar 2026 | 18:48 | Nga Ekonomia Online

Ramush Haradinaj e ka quajtur lajm të hidhur vrasjen nga vëllau të veteranit Faruk Isufi nga Klina.

“Edhe më i rëndë fakti se pas gjithë sakrificës për liri dhe angazhimit të tij në shtetndërtim, u nda nga jeta në rrethana të trishta”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

I hidhur lajmi për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit Faruk Isufi nga Klina. Edhe më i rëndë fakti se pas gjithë sakrificës për liri dhe angazhimit të tij në shtetndërtim, u nda nga jeta në rrethana të trishta.

Faruku ishte aktivist i hershëm i Aleancës, i përkushtuar dhe i respektuar nga të gjithë ata që patën rastin ta njohin nga afër.

Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve, bashkëluftëtarëve dhe kolegëve në Aleancë.

Faruku u prehtë në paqe.

Të ngjashme