Më datë 21.05.2019, në Stacionin Policor të Pejës është raportuar i zhdukur, Rrustë Rexhepaj i lindur me 08.12.1972 në fshatin Raushiq – Pejë, me banim në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’.
Ndërsa sot rreth orës 11:25, pas një pune intensive operativo – hetimore dhe një bashkëpunimi shembullorë me qytetarë, Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka arritur që ta gjejë viktimën ne afërsi të parkut të qytetit në Pejë.
Fillimisht është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes, më pas kanë dalë njësitet relevante të Policisë së Kosovës, Prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar se viktima është pa shenja jete.
Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i viktimës është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion.