Të enjten në Viti janë arrestuar dy persona lidhje me një incident që kishte lindur pas një borxhi.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët kishin shkuar te shtëpia e viktimës mashkull kosovar për t’ia kërkuar një borxh prej 300 eurosh. Njëri prej të dyshuarve pasi i kishin marrë paratë nga vetura me të cilën kishin qenë dyshohet se kishte marr një armë zjarri ku kishte kanosur viktimën, bashkëshorten dhe djalin e tij, më pas ishin futur në veturë dhe larguar nga ai lokacion”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”.