Në Vushtrri është regjistruar një rast i zjarrvënies së qëllimshme natën e ndërrimit të moteve rreth orës 3 të mëngjesit.
Raportohet se të dyshuar të panjohur me një kubëz betoni kanë thyer një dritare të lokalit (restorantit) pronë e ankuesit mashkull shqiptar, më pas të dyshuarit kishin gjuajtur brenda lokalit tri shishe me lëndë djegëse me ç’ rast lokalin e kishte përfshirë zjarri.
Sipas ankuesit zjarri kishte përfshirë një sallë të ahengjeve. Policia njofton se nuk raportohet për të arrestuar e as të lënduar.