Ibishi: Forcat serbe të koncentruara në Medvegjë e Bujanoc, që të ushtrohet presion ndaj shqiptarëve

Prishtinë | 27 Nën 2023 | 20:35 | Nga Ekonomia Online

Nuredin Ibishi , njohës i çështjeve të sigurisë, në emisionin “Tempus” në KTV, tha se forcat serbe të koncentruara në Medvegjë e Bujanoc, janë me qëllim që të ushtrohet presion ndaj shqiptarëve.

“Paraqiten shqetësimet sidomos në çështjet e ngritjes së largimit të forcave të koncentruara serbe në kufijtë me Kosovën, çka dua unë të potencoj që këto nuk po ndodhin në atë pjesën ku realisht u prit atje kah pjesa e Rashkës dhe kah pjesa knej ka Pazari i Ri, por koncentrimi është në pjesën e tri komunave, nëse dy komuna me shumicë shqiptare, e treta më është boshatis, Bujanoci e Medvegja janë jashtëzakonisht me koncentrim të madh të forcave edhe xhandarmërisë edhe të forcave të armatosura, edhe të njësive speciale, që tregon një presion të ri”, tha Ibishi.

Sipas tij, shtimi i forcae të NATO-s, e nxit zbatimin e marrëveshjeve.

“Këta po paraqesin sikur një presion me vetë praninë e njësive speciale në veri, çka nuk o e saktë, se është në sovranitetin e Kosovës, e tash po dojnë një lloj si reciprociteti me prezencën e forcave në tri komuna, gjegjësisht dy komunat me shumicë shqiptare. Ky shqetësim nuk ishte i rastësishem dhe mendoj se rritja e kapaciteteve të NATO-s edhe përgjithësisht edhe politika e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që më shpejt, të ecin në aspektin e zbatimit të marrëveshjeve e ato çfarë paralajmërohet tash me vetë ngritjen e kapaciteteve edhe të EULEX-it, dhënies domethënë të përfaqësimit të autorizuar në veri të EULEX-it, pra tregon një përkushtim edhe të NATO-s por edhe njëkohësisht edhe të EULEX-it, për një mbulim, sidomos pjesës kufitare, pjesës poroze që mund të vijë deri teinflitrimi edhe të forcave paramilitare edhe të kontrabandimeve qoftë me armë dhe me mallra të kontrabanduara”, shtoi Ibishi. /BetimipërDrejtësi

Të ngjashme