Ibishi për hapjen e arkivave: Serbia bën obstruksione të tilla dhe s’jep asgjë, do të dalim humbës

Prishtinë | 10 Sht 2021 | 12:50 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deklarata e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi se janë pajtuar me Serbinë për hapjen e arkivave shtetërore, përfshirë edhe ato të UÇK-së, nxiti reagime të ashpra në Kosovë. Shumica e reagimeve kishin të bënin me faktin që UÇK nuk ka arkiva pasi që ka zhvilluar luftë çlirimtare.

Ish-ushtaraku, Nuredin Ibishi i njohur me nofkën “Komandant Leka”, po e sheh si hap të ngutshëm deklaratën e Bislimit për këtë proces.

Ibishi thotë se kjo temë është e ndishme dhe çdo herë sipas tij, Serbia ka bërë obstruksione të tilla.

“Ne nuk e kemi situatën siç e kanë shtetet e ish-Jugosllavisë, e të cilat e kanë pasur një kontuinitet në mbajtjen e arkiva, pra ne jemi të vonshëm në këtë situatë, siç është krijimi i Inteligjencës Kosovare por edhe vet sistemit të arkivimit apo klasifikimit të dokumentacionit. Gjithsesi më duket hap i ngutshëm i Qeverisë dhe duhet menduar shumë për këtë. Është një çështje shumë e ndishme dhe duhet të merret me seriozitet se Serbia bën obstruksione të tilla dhe nuk jep asgjë”.

“Ne nuk kemi bërë aq shumë që t’i kem në mënyrë të veçantë këto arkivat të sistemuara ashtu siç duhet. Mendoj se në raport me serbët, mendoj se është një hap i ngutshëm sepse pala serbe shumë merr, e asgjë nuk japin si kundërshërbim”, thotë Ibishi për EO.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Ibishi thotë se Serbia do të jetë e përgatitur në hapjen e arkivave të tyre, njëjtë siç ndodhi me kërkesën e palës kosovare për dhënien e dokumentacioneve kadastrale.

“Unë besoj se pala serbe është shumë e përgatitur në atë se çka do të hap prej atyre arkiva, e pala kosovare zakonisht i hap të gjitha. Njëjtë ka ndodhur edhe me dokumente civile dhe me dokumentacionet kadastrale, dhe kemi parë se çfarë gabime fatale kemi bërë në fazën e bisedimeve. Pra mendoj që ne nuk kemi ekpsertë të fushës që munden me kompetencë të hyjnë në këto bisedime, sidomos me Serbinë ku ka të bëjë me këmbimin e materiale arkivore”, u shpreh ai.

E krejt kjo sipas Ibishit po bëhet për të fituar kohë nga ana e Serbisë, megjithatë, thotë se qasja e institucioneve kosovare në këtë temë do të jetë humbje për Kosovën.

Ai pohon se përfundimisht Kosova është në disfavor në këtë proces, teksa se do të dalim humbës si në proceset e kaluara.

“Serbia përherë ka bërë zvarritje të procesit të njohjes, që të fitojë favore, dhe në këtë rast do të veprojë njëjtë. Mendoj se kjo është joserioze dhe e papjekur nga ana e Qeverisë sonë, të hyjë në këso hapash dhe e përgatitur ad-hoc…, pra çdo herë Kosova do të dalë humbëse në raport me Kosovën e cila do të shkojë në mënyrë selektive dhe atë do ta jap atë që dihet edhe në opinion, e që janë gjykuar proceset. Jemi përfundimisht në disfavorshëm në këtë proces, dhe do të dalim humbës si në proceset e kaluara”, u shpreh ai.

Të enjten zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka thënë se është dakorduar me palën serbe që të hapen të gjitha arkivat, duke përfshirë edhe ato të Kosovës që kanë të bëjnë me UÇK-në, raporton EO.

Të ngjashme