Ibishi: Ura e Ibrit të hapet me marrëveshje të dyanshme – Siguria është e plotë në veri

Prishtinë | 07 Gus 2024 | 14:36 | Nga Diellza Gashi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, ka thënë se hapja e Urës së Ibrit duhet të bëhet, por në marrëveshje të plotë me ndërkombëtarët.

Ibishi, për Ekonomia Online, ka thënë se diskutimet për hapjen e Urës janë një moment status-kohe, e cila po vazhdon me mos hapjen e saj, kjo sipas tij pavarësisht arritjes së marrëveshjeve të arritura nga palët në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja në vitin 2015 dhe 2016.

“Mendoj është një moment mes një satus-kohe që po vazhdon për mos hapjen e Urës së Ibrit, përkundër marrëveshjes edhe të Brukselit edhe një perceptimi të qytetarëve në dy anët e Ibrit që po shihet në bazë të deklaratave edhe të komunitetit shumicë serbe në pjesën veriore por njëkohësisht edhe në pjesën jugore. Ajo që qeveria po kërkon, hapjen e menjëhershme, mendoj se duhet ta bëjë me një zgjedhje të mundshme që Ura më në fund të hapet por me një marrëveshje të dyanshme me faktorin ndërkombëtar prezent me mision këtu në këtë rast edhe BE-në, pasi që ekziston marrëveshja për këtë”, ka thënë ai.

Ibishi ka shtuar se për hapjen e saj duhet që të ketë një zgjidhje të përbashkët me qëllim që qytetarët të mos ndiejnë ndonjë shqetësim.

“Mandej është EULEX-i, flas për sektorin e sigurisë, KFOR-in, që ka një mandat suprem sa i përket sigurisë, dhe normalisht kapacitet tona kemi të mjaftueshëm duke pasur parasysh që gjendjen e kemi totalisht ndryshe në krahasim me të kaluarën, kur është bërë kjo marrëveshje.

“Mendoj që në këtë duhet bërë një zgjedhje të ndërmjetme që ura të hapet gjithsesi por me një marrëveshje të përbashkët me qëllim që të kemi prezencën e duhur që qytetarët të mos ndiejnë ndonjë shqetësim pasi që kjo është bërë një temë tabu, sidomos nga ekstremistet serb është servuar çdo herë që kjo po mbahet më qellim që momentin e caktuar zëre se tensionet kanë filluar të Ura e Ibrit. Mendoj se kjo më nuk qëndron”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka thënë se siguria është e plotë në pjesën veriore dhe se tensionet e paralajmëruara janë vetëm paralajmërime artificiale nga presidenti serb Aleksandër Vuçiq.

“Unë mendoj se siguria është e plotë, tensionet veç munden ne mënyrë artificiale të imponohen nga presidenti Vuçiq edhe ekstremistëve që ai dikur i ka pasur në veri. Ai mendon se ata do të angazhojë qytetarë sikur se ka ditur që t’i urdhërojë më herët, por mendoj që edhe qytetarët nuk do ta dëgjojnë, flas për komuniteti shumicë serb në pjesën veriore”, ka thënë ai.

QUINT-i dhe NATO ia kanë bërë të qartë javën e kaluar Kryeministrit Albin Kurti se nuk e mbështesin hapjen e Urës së Ibrit për vetura.

“Përfaqësuesit e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe, Shteteve të Bashkuara, së bashku ,me ambasadorin e BE në Kosovë, u takuam sot me kryeministrin Kurti për ta njoftuar se qeveritë tona në konsultim me NATO-n nuk mund ta mbështesin asnjë ndryshim në statusin e tanishëm të Urës së Mitrovicës në këtë kohë”, ka deklaruar ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, deklaroi dje se çdo vendim për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër duhet të merret në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Të ngjashme