Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi ka thënë për Ekonomia Online se ardhja e shefit të CIA-s, William Burns në Kosovë të premten e kaluar lidhet me aspektin e sigurisë si dhe tregon “brishtësinë” e situatës në Ballkan.
Ibishi ka deklaruar se ardhja e tij në Ballkanin Perëndimor, gjithashtu tregon se situata nuk është shumë stabile e se çdoherë ajo mund të eskalojë.
“Vetë vizita e zotëri William lidhet me aspektin e sigurisë, të raportit të inteligjencës amerikane për sigurinë globale por edhe rajonale, që lidhet direkt me Ballkanin Perëndimor edhe me Kosovës. Situata për kundër që për momentin është e qetë dhe stabile çdoherë ka tendencë që mund të bëhet ndonjë konflikt ngase çdoherë Ballkani është i tillë. Sikur fuqi baroti mjafton diku të iniciohet por jo me fajin e kosovarëve, por më tepër është situata me elementin pro-rus dhe pro-serb. Mendoj që në takimin e fundit që u zhvilluar edhe me liderët politikë, edhe me funksional të inteligjencës në Bosnjë Hercegovinë në Sarajevë duke përjashtuar ata që janë persona non-grada nga thesari amerikan i shtetit ndër ta është edhe kryetari i entitetit të Republika srpska, Dodiku. U mbajt mandej edhe në Serbi por edhe në Kosovë me liderët tanë dhe me shefin e inteligjencës, tregon brishtësinë e situatës ngase çdoherë situata mund të eskalojë përkundër që është e qetë edhe stabile”, ka thënë Ibishi.
Ai potencoi se nga takimet që janë mbajtur në Sarajevë e Beograd, janë përmendur edhe përpjekjet e shtetit serb për shkëputjen Republika srpska dhe veriun e Kosovës.
“Këtu janë shumë faktorë derteminues, pra është Serbia e cila me ideologjinë e botës serbe është në funksion të krijimit të hegjemonie të gjerë duke përfshirë edhe shkëputjen e Republika srpska dhe bashkëngjitjen me Serbinë, mandej edhe veriun e Kosovës, çdoherë në tendencë për ta shkëputur dhe janë duke destabilizuar me sistemin e luftës hibride duke infiltruar forcat terroriste që akoma janë në gatishmëri për ta bërë një gjë të tillë por edhe me tensionet politike që po ngritët me rastin e hapjes së urës së Ibrit. Gjithsesi për secilin prej këtyre liderëve dhe shefave inteligjencës në tri shtetet e rajonit të Ballkanit që janë më të tensionuar të vijnë urdhëresat e prera, sa i përket aspektin të integritetit territorial dhe mos marrjen e vendimeve të njëanshme është masë e prerë dhe kjo do të jetë. Edhe vetë reagimet e tyre që është zhvilluar pa agjendë pa ndonjë sistem të paralajmërimit të takimeve tregon se situata është serioze”.
Sipas tij, në takimin e shefit të CIA-së me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuciq, ky i fundit nuk ka treguar të vërtetën se çfarë ka biseduar në takim.
“Vetë deklaratat e më vonshme ose të liderëve edhe shteteve në Ballkan tregojnë se menjëherë janë tërhequr nga ato tendencat sikur që janë obsesionuar për Republikën Sërbska. Presidenti i Serbisë menjëherë pas atij takimi nuk e thotë të vërtetën se kanë biseduar për çështjet e zhvillimin ekonomik por ka pasur të bëjë me vizitën e shefit të CIA-së në Ballkan. Mendoj që është pozitive nga vetë vlerësimi vjetor për sigurinë globale dhe rajonale. Kjo është një paralajmërim i hershëm që paraprirë që mund të ndodhin një eskalim të prishjes të ambientit të sigurisë apo mundësia e përhapjes së konfliktit të Ballkanit Perëndimor me tendenca ruse apo të tjera që po kanë ndikim si situatë të brishtë në Ballkanin Perëndimor”, theksoi ai.
Ndryshe të premten shefi i CIA-s, William Burns, erdhi në rajon për ta vizituar Sarajevën, më pas në Beograd, ndërsa në Prishtinë qëndroi dy ditë.