Dyshja e Milanit, Zlatan Ibrahimovic dhe Franck Kessie janë duke punuar shumë që të kthehen në ndeshjen kundër Lazio pas ndeshjeve të Kombëtarëve
Lojtari i Bregut të Fildishtë dhe suedezi janë, sipas Sky Sport Italia, kthyer në stërvitje me kuqezinjtë dhe kanë filluar përgatitjet për ndeshjen e radhës që do të zhvillohet në San Siro.
Lazio e Maurizio Sarrit janë të parët në Milan pas ndeshjeve të Kombëtarëve, të cilët do të luajnë edhe kundër Liverpool dhe Juventusit deri në ndeshjet e ardhshme.
Të dy lojtarët tani pritet që të luajnë ndeshjen e tyre të parë për sezonin 2021/22 kundër bardhekaltërve, të cilët do të jenë një përforcim për të për ndeshjet e shtatorit.
Ibrahimovic dhe Kessie munguan në dy ndeshjet e para kundër Sampdorias dhe Cagliarit, por Zlatan është rikuperuar nga lëndimi në gju që e mbajti atë jashtë që nga maji dhe Kessie ka pasur një problem muskulor, lëndim që e pësoi para fillimit të sezonit të ri.
Ibrahimovicit i është dashur ta bëjë një operim arteroskopik në gjurin e tij të majtm por suedezui ka, sipas medias së njohur, treguar sinjale që është rikuperuar dhe kjo shihet në stërvitje.
Olivier Giroud për momentin është jashtë shkaku i infektimit me koronavirus dhe rikthimi i suedezit do të ndihmonte për ta zënë vendin e tij qysh në fillim të këtij orari të vështirë.
Milani raportohet se ka për qëllim që Zlatani të jetë 100 për qind gati për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit, por 39 vjeçari dëshiron që të luajë edhe kundër Lazios këtë vikend.
Nuk është e sigurt nëse Ibrahimovic do të jetë gati për të luajtur tërë ndeshjen kundër “Shqiponjave”, por Kessie, në anën tjetër, pritet të startojë dhe të rikthehet si protagonistë të kuqezinjtë e Milanit.