Sulmuesi veteran Zlatan Ibrahimovic ka kërkuar që tashmë të rinisin negociatat për kontratën e tij me Milanin, mirëpo klubi kuqezi raportohet se i ka kërkuar suedezit edhe për pak më shumë kohë.
Drejtori ekzekutiv i Milanit, Ivan Gazidis, shkoi në seancën stërvitore të Milanit të mërkurën për t’i konfirmuar reduktimet në pagë, mirëpo Zlatan Ibrahimovic i reagoi ashpër atij pasi që besonte se Gazidis e zgjodhi momentin e gabuar për ta bërë këtë, pasi që skuadra po përgatitjet për ndeshjen gjysmëfinale të së premtes kundër Juventusit.
Ibrahimovic raportohet se e vuri në pikëpytje punën e drejtorit të Milanit dhe pretendoi se klubi ka rënë dukshëm nga niveli që kishte qenë në të kaluarën, duke thënë thë se “klubi nuk është më siç kishte qenë”.
Tani, gazeta italiane Il Corriere dello Sport raporton se ai diskutim i ashpër në stërvitje mes Ibrahimovicit dhe Gazidis kishte ndodhur pjesërisht edhe për shkak të situatës së tensionuar lidhur me të ardhmen e suedezit në Milano.
Trajneri Stefano Pioli dëshiron t’i shtyjë bisedimet për kontratën e Ibras deri në fund të sezonit, kur kuqeqzinjtë do ta kenë një pamje më të qartë për të ardhmen e klubit.
38-vjeçari, i cili ka kontratë vetëm deri në fund të sezonit, e ka bërë të qartë se nuk dëshiron të presë dhe thuhet se ua ka kërkuar drejtuesve të klubit katër milionë euro për të vazhduar edhe më tutje në San Siro.
Pasi që Milani ka kërkuar t’i jepet kohë deri në fund të sezonit, suedezi tashmë është duke kërkuar për alternativa, në mënyrë që të mos jetë i papërgatitur nëse dështon një marrëveshje potenciale me Milanin. /Gazeta Express/