Ibra rrezikon të dënohet me 10 ndeshje moslojë

Prishtinë | 30 Jan 2021 | 14:18 | Nga Ekonomia Online

Zlatan Ibrahimoviqi rrezikon të dënohet rëndë nëse shpallet fajtor për fyerje raciste drejt Romelu Lukakut gjatë ndeshjes Milan-Inter në Kupën e Italisë.

Komisioni disiplinor u ka dhënë të dyve nga një ndeshje dënim në Kupë, por ato vendime ishin automatike. Ibrahimoviqi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, ndërsa Lukaku e mbushi numrin e kartonëve të verdhë.

Federata e Futbollit të Italisë ka hapur hetim mbi incidentin, do t’i shikojë sërish videot e atij momenti, si dhe raportin e gjyqtarit.

Sipas gazetës “La Stampa”, Ibrahimoviqi mund të dënohet edhe me 10 ndeshje, nëse shpallet fajtor për fyerje në baza racore.

Në rast se Ibrahimoviqi dënohet, ai dënim do të vlente vetëm për Kupën e Italisë dhe jo në Serie A.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme