Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, para mediave ka thënë sot se ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi do të punojë edhe nga Amerika, por këtë do ta bëjë online.
Ai sot ka treguar se ministri Latifi po udhëton që dy herë në Amerikë për çështje private.
Ndërsa, për këtë, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka thënë se ndoshta ministri i Shëndetësisë, praktikat e mira të menaxhimit të pandemisë në vend do t’i dërgoj në SHBA.
Me këtë rast, Ibrahimi ka thënë se komunat janë duke luajtur rol të rëndësishëm në menaxhimin e pandemisë dhe se qeveria duhet të ketë një qasje miqësore me ta.
“Ora policore të hiqet gjatë festave dhe në pyetjen tuaj për ministrin në USA, mund të thuani se ndoshta ministri praktikat e mira të menaxhimit të pandemisë në Kosovë, do i dërgoj në USA. Komunat janë duke lujatur një rol shumë të rëndësishëm në menaxhimin e pandemisë. Qeveria duhet të ketë një qasje më miqësore ndaj komunave dhe ndaj AKK si përfaqësuese e tyre sepse komunat janë të qytetarëve e jo të dikujt tjetër”, ka deklaruar ai, shkruan Express.
Ibrahimi ka falënderuar qytetarët që po vaksinohen kundër COVID-19, derisa ka thënë që kjo bënë që të qëndrojmë mirë me pandeminë.