Njohësi i çështjeve ndërkombëtare, Ilir Ibrahimi, tha se priten të rriten çmimet e faturave të rrymës, për shkak se pritet të rritet kostoja e importit të energjisë elektrike.
Postimi i plotë:
Çmimet e importit të energjisë elektrike këtë vit pritet të jenë trefish më të larta se në 5-6 vitet e fundit.
Kosova importon sepse nuk prodhon mjaftueshëm për kërkesën e konsumit vendor.
Kjo rritje sipas një kalkulimi të thjesht do të rris çmimin e faturave të konsumatorëve nga 40-50%.
Si do të ndikojë kjo në ekonominë kosovare?
Si do të ndikojë në familjet kosovare?
Ndërkohë që me një lehtësi të frikshme i themi jo projektit të gazsjellësit, askush nuk po del të japë alternativa e as të diskutojë këto zhvillime që do ta prekin çdo qytetar e çdo familje.