Opinionisti politik Ilir Ibrahimi e ka quajtur paradoksale situatën në të cilën e ka futur vendin pushteti aktual, derisa ka komentuar çështjen e sulmit të pushtetit ndaj Klan Kosovës.
“Çfarë paradosi për një vend, i cili është çliruar dhe pavarësuar nga bota demokratike, vende ku liria e shprehjes është e shenjtë”, ka thënë Ibrahimi.
Analisti i ka quajtur arsyetimet e pushtetit si “paçavure gjoja patriotike”.
“Liria e shprehjes është vet liria, dhe ajo as nuk mund të mohohte e as të ndalohet. Jo në kohën që po jetojmë”, ka përfunduar ai.
Kujtojmë se sot prej orës 12 mbahet një protestë në sheshin Zahir Pajaziti nga gazetarët kundër cenimit të demokracisë në Kosovë.