Fiorentina është duke bërë përpjekje për t’i sjellë në klub ish-dyshen e famshme të Milanit dhe Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovicin dhe Thiago Silvan.
Klubi i Serisë A është i etur ta përsërisë ndikimin e njëjtë që e pati në skuadër dhe tek tifozët ardhja e Frank Ribery si lojtar i lirë nga Bayern Munich, duke i sjellë edhe dy veteranë të tjerë të famshem
Sky Sport Italia shkroi këtë javë se Fiorentina i ka ofruar Silvas kontratë joshëse, pasi në verë ai do të jetë lojtar i lirë sepse i mbaron kontrata me PSG-në.
Dhe tani, gazeta La Nazione sugjeron se klubi toskan e ka kontaktuar edhe Ibrahimovicin për t’i bërë ofertë.
Ibrahimovicit i mbaron kontrata me Milanin në fund të këtij sezoni dhe sulmuesi suedez pritet të largohet për t’iu bashkuar klubit të vendlindjes, Hammarby, të cilin e ka në bashkëpronësi, po ashtu.
Por mundësia për t’u ribashkuar me Silvan dhe për të luajtur përkrah Riberyt në fanellën vjollce mund ta joshë atë.