Zlatan Ibrahimovic thotë se ai është i hapur për të qëndruar në Milano edhe për një sezon më shumë nëse Paolo Maldini dëshiron.
Suedezi kishte marrë pjesë në të pesë netët e festivalit prestigjioz të muzikës Sanremo në fillim të javës që lamë pas dhe foli për përvojën e tij në një intervistë me Che Tempo Che Fa, në RAI.
“Nuk doja t’i dija pyetjet para se të hyja në skenë. Doja që të ishte diçka e natyrshme”, ka thënë Ibra. “Ky është shpjegimi i Zlatan. Kjo është e vërteta”.
39-vjeçari është i lënduar, por u bashkua me shokët e tij të Milanit në Verona me Rossonerët që fituan 2-0.
“Unë jam Zlatan, ndiej përgjegjësinë dhe ndihem si një lider. Kjo skuadër është e vetmja që më bëri të ndjehem i emocionuar. Unë dua të jap mësim, dua të jem udhërrëfyes”.
“Kur them diçka, ata të tjerët janë si: ‘Ok, ne po e bëjmë atë’. Sot doja të isha në Verona, e ndjeva brenda. Kur kaloj një ditë pa ta është si të qëndrosh pa bijtë e mi”.
A do të qëndrojë ai në Milano sezonin e ardhshëm?
“Nuk e di, le të shohim. Nëse Paolo [Maldini] dëshiron, unë jam gati për të”.
“Sezoni është ende i gjatë, kanë mbetur shumë ndeshje. Ne gjithmonë luajmë për të fituar, edhe nëse ata mund të luajnë një herë në javë.”