Ekonomia Online
FUNDIT

Ibrahimoviç niset drejt Milanos me mision

Ibrahimoviç niset drejt Milanos me mision

Zlatan Ibrahimovic do të rikthehet në Milano të enjten me mision për arritur gola dyshifror për sezonin e 15-të radhazi. Heroi kuqezi u kthye në San Siro në janar dhe i ka shënuar katër gola, përfshirë në fitoren e Milanit me rikthim ndaj Cagliarit dhe në derbin della Madonnina kundër Interit, transmeton Gazeta Express. Sulmuesi […]

Zlatan Ibrahimovic do të rikthehet në Milano të enjten me mision për arritur gola dyshifror për sezonin e 15-të radhazi.

Heroi kuqezi u kthye në San Siro në janar dhe i ka shënuar katër gola, përfshirë në fitoren e Milanit me rikthim ndaj Cagliarit dhe në derbin della Madonnina kundër Interit, transmeton Gazeta Express.

Sulmuesi suedez shënoi edhe kundër Torinos në Kupën e Italisë dhe kundër Genoas në ndeshjen e fundit para pushimit të detyruar si pasojë e pandemisë koronavirus.

38-vjeçari është stërvitur në atdheun e vet gjatë kohës së karantinës dhe e ka ruajtur formën fizike për t’u kthyer në Itali, me synim për t’u kthyer në stërvitje në Milanello.

Ibrahimovic do t’i ketë 12 ndeshje për t’i shënuar gjashtë golat e nevojshme për ta numrin e golave dyshifror për sezonin e 15-të radhazi.

Ibra i ka shënuar 460 gola në 751 ndeshje gjatë karrierës së tij dhe ka luajtur për klube si Ajax, Juventus, Inter, Barcelona, Milan, Paris Saint-Germain, Manchester United dhe La Galaxy

Të ngjashme