Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic nuk do të luajë kundër Brescias sot, pasi që suedezi ende po rikuperohet nga lëndimi që pati në këmbën e djathtë, por do të kthehet kundër Shamrock Rovers në Europa Ligë të enjte.
Sandro Tonali është në bankë kundër ish skuadrës së tij, derisa Stefano Pioli vazhdon paraqitjet me formacionin 4-2-3-1 me Ismael Bennacer dhe Franck Kessie në mesfushë.
Ibrahimovic mungon gjithashtu, kurse sipas MilanNeës ai po vuan ende nga një lëndim i vogël në këmbën e djathtë.
38 vjeçari po tenton që të rikuperohet dhe të jetë gati për ndeshjen e së enjten në Europa Ligë ku Milan e luan kundër Shamrock Rovers.