Zlatan Ibrahimovic pritet të jetë në formacionin startues të Milanit kundër Sampdorias të hënën, pasi tifozët pritet ta mbushin San Siron pas kthimit të tij.
Sulmuesi 38-vjeçar nënshkroi këtë javë si lojtar i lirë dhe menjëherë pas konferencës së tij në shtyp për prezantimin e tij, vendosi fanellën e tij të re me numrin 21 për të luajtur dhe shënuar në fitoren 5-0 në miqësore ndaj Rodosense.
Ai nuk ka luajtur një ndeshje konkurruese ende pasi sezoni i LA Galaxy mbaroi në tetor, por Ibra shpejt pritet ta marr debutimin e tij në Serie A.
Sipas mediumit Gazzetta dello Sport, ylli suedez mund të hidhet menjëherë në formacionin titullar të hënën kundër Sampdorias.
Tifozët janë të etur nga mundësia për të parë përsëri heroin e tyre pas disa vitesh, pasi tashmë ka mbi 56 mijë të shitura dhe pritet që shifra të arrijë në 60 mijë.
Deri më tani këtë sezon, ndeshjet e Milanit në shtëpi kanë pasur pjesëmarrjen më të lartë në derbi me Interin (70.440) dhe takimin me Napolin (61.658) tifozë, transmeton telegrafi.
Në ndeshjen miqësore në premten, Ibrahimovis u përdor si qendërsulmues në rreshtimin 4-3-3 me Suso dhe Hakan Calhanoglu nga krahët, që do të thotë se prania e tij do të shtynte dyshen Krzysztof Piatek dhe Rafael Leao në bankinë.