Zlatan Ibrahimoviç, 36-vjeç, por ende i uritur për gola.
Sulmuesi legjendar suedez, ka shënuar golin e tij të 500-të në karrierën e tij profesioniste të futbollit, shkruan Gazeta Express.
Këtë e ka bërë ai mbrëmë me klubin amerikan, LA Galaxyn në ndeshjen kundër Torontos në kuadër të ligës amerikane(MLS), të cilën e humbën me rezultat 5-3.
Goli i ish-sulmuesit të shumë skuadrave evropiane erdhi në minutën e 44’ që ishte i stilit të tij, akrobatik.
Ibra tani i ka 16 gola në 21 paraqitje për klubin amerikan.