Ibrahimovic synon rikthimin në ndeshjen Milan-Tottenham

Prishtinë | 27 Dhj 2022 | 19:32 | Nga Ekonomia Online

Zlatan Ibrahimovic vazhdon të angazhohet në rrugëtimin e tij për t’u kthyer në fushë me Milanin, ndërsa e ka shënjestruar ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Tottenham Hotspur.

41-vjeçari nuk ka luajtur që nga muaji maj, kur edhe iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike në gju, ndërsa pritet te kthehet në aksion kah fundi i janarit.

Sipas Tuttosport, veterani planifikon të jetë i gatshëm për të luajtur në takimin e 1/8 së finales në garën elitare evropiane kundër të zgjedhurve të Antonio Contes.

Sfida e parë ndërmjet dy skuadrave zhvillohet më 14 shkurt në San Siro, ndërsa ndeshja kthyese më 8 mars në Londër.

Serie A ka qenë në pushim për shkak të Kampionatit Botëror dhe rikthimi do të ndodhë në ditët e para të janarit, me Milanin që luan kundër Salernitanas më 4 janar.

Të ngjashme