Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimoviq, është vënë në shënjestrën e skuadrës AC Milan.
Këtë e ka konfirmuar komisionari i MLS-së, Don Garber, i cili ka thënë se gjiganti italian dëshiron t’i sigurojë shërbimet e yllit suedez, shkruan Goal.
Futbollisti 38 vjeçar do të kthehet në Europë pasi kontrata e tij me klubin LA Galaxy pritet të skadojë në fund të këtij viti.
Ibrahimoviq ka qenë në formë të jashtëzakonshme në Galaxy, duke shënuar 31 gola në pothuajse të gjitha ndeshjet e zhvilluara.