Zlatan Ibrahimoviq ka konfirmuar përfundimisht se do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit nga MLS, La Galaxy, duke u dhënë fund spekulimeve se mund të rikthehet në Evropë.
Për sulmuesin suedez flitej shumë se do të kthehej te Milani pasi kishte mbajtur bisedime, por drejtori teknik i kuqezinjve konfirmoi në fillim të këtij muaji se transferimi i Ibrës nuk do të ndodhte.
Këtë mbrëmje, suedezi konfirmoi përmes një mesazhi në llogarinë e tij në Twitter, se do të qëndrojë në SHBA.
“MLZ ende nuk kam mbaruar punë me ju…” shkroi Ibrahimovic, në një postim që përmbajti thashetheme të ndryshme për largimin e tij.