Mauro Icardi pretendon se Paris Saint-Germain janë “skuadra më e mirë në të cilën kam luajtur ndonjëherë” pasi huazimi i Interit shënoi përsëri për klubin e tij të ri.
Icardi shënoi mbrëmjen e kaluar për PSG duke kapur kuotën e gjashtë golave në vetëm pesë ndeshje, duke ndihmuar kampionët francezë të mposhtin Olympique Marseille 4-0 për të qenë tetë pikë diferencë në krye të Ligue 1.
“Jam i lumtur për golat e mi dhe fitoren këtë mbrëmje”, i tha ai Canal +, përcjell lajmi.net.
“Kam luajtur me kampionë të shkëlqyeshëm, por kjo PSG është skuadra më e mirë në të cilën kam luajtur ndonjëherë. Ndihem mirë dhe mund të shënoj gola”.
Parisienët kanë një mundësi për të blerë 26-vjeçarin në fund të sezonit, për 70 milionë euro.