Interi iu kthye fitores në Serie A fal një paraqitje fantastike nga Mauro Icardi.
Argjentinasi shënoi katër gola ndaj Sampdorias në fitoren 5-0 dhe kështu arriti shifrën prej 103 golave në Serie A.
Sipas La Gazzetta dello Sport, zikaltrit kanë filluar negociatat për rinovimin e kontratës së 25-vjeçarit.
Kontrata e re pritet të jetë deri në vitin 2023, ndërsa paga e lojtarit rreth tetë milionë euro.
Me këtë rast ai do të bëhej lojtari më i paguar në Serie A.
Klauzola aktuale prej 110 milionë eurosh do të ishte e vlefshme, por vetëm për klubet e huaja dhe është e zbatueshme vetëm nga 1 deri 15 korriku.
Aktualisht Icardi ka 22 gola në kampionatin elitar italian, dy më pak se Ciro Immobile.
https://youtu.be/tbjY1VmL0Gg