Juventusi po mendon për sulmuesin e Paris Saint-Germain, Mauro Icardi si pasues të Cristiano Ronaldos nëse portugezi largohet këtë verë.
Klubi italian nuk ka pasur aspak sezonit të mirë pasi ka rënë herët nga Liga e Kampionëve, ndërsa e ka siguruar kualifikimin vetëm në xhiron e fundit në Serie A.
Kjo ka bërë që drejtuesit e klubit të mendojnë për shumë ndryshime këtë verë dhe tashmë kanë larguar trajneri Andrea Pirlo dhe në vend të tij kanë rikthyer Massimiliano Allegrit.
Me ardhjen e Allegrit, e ardhmja e Ronaldos pritet të jetë larg Juventusit, pasi dyshja nuk kanë pasur raporte edhe aq të mirë dhe portugezi nuk shihet si vendimtar në skemat e trajnerit italian.
Kështu, largimi i Ronaldos tashmë po konsiderohet nga Juventusi dhe drejtuesit e Bianconerëve po shikojnë alternativa zëvendësuese për të.
Sipas mediumit Sky Sport Italia, Icardi është një mundësi për Juventusin nëse Ronaldo largohet.
Megjithatë, mediumi italian shton se për momentin PSG dhe Zonja e Vjetër nuk kanë hyrë ende në bisedime zyrtare.