Ideja e rrezikshme e Kryetarit të KPM-së për kontroll ndaj medieve online

Prishtinë | 20 Pri 2021 | 20:06 | Nga Ekonomia Online

Xhevat Latifi kryetar i Komisionit të Pavarur për Media, gjatë ditës ka paraqitur Raportin vjetor të institucionit që drejton për vitin 2020, në Komisionin për Qeverisje Lokale, Zhvillim Rajonal dhe Medie i Kuvendit të Kosovës.

Latifi, gjatë kësaj mbledhjeje, ka thënë se duhet një ligj të ri i KPM-së i cili pos tjerash, duhet të përfshijë përbrenda edhe portalet audio-vizuele që të jenë në kuadër të këtij institucioni.

Gjatë raportimit në Komisionin parlamentar, ai tha se “jemi dëshmitar të një gjendje toksike të fjalorit të mediave në Kosovë”.

“Për shumëçka në shoqërinë tonë mungon informacioni se kush duhet të jap përgjegjësi për ndonjë problem që ngritët në shoqërinë tonë. E marr shembull çështjen e portaleve, shpesh herë njerëzit kërkesat i bëjnë në KPM për portalet. E është KPM që me portalet nuk merret”, tha Latifi.

Ai ka arsyetur këtë ide, shkruan KALLXO.com.

“Kur e përmendim çështjen e ligjit të ri të KPM-së, pikërisht është pjesa audio-vizuele e portaleve të futet në kuadër të trajtimit të KPM-së”, tha ai.

Të ngjashme