Marina amerikane e ka konfirmuar sot identitetin e njërit prej marinarëve të vrarë pas përplasjes së luftanijes “USS John S. McCain” me një anije tregtare në ujërat afër Singaporit dhe Malajzisë.
Po ashtu, është konfirmuar edhe identiteti i nëntë marinarëve të tjerë të zhdukur.
“Pas më shumë se 80 orëve përpjekje të kërkimeve shumëkombëshe, marina amerikane i suspendoi përpjekjet për kërkim dhe shpëtim për marinarët e zhdukur të ‘USS John S. McCain’ në një zonë përafërsisht 2.100 metra katror në lindje të Malacca dhe Singaporit,” ka thënë Flota e Shtatë e SHBA-së, transmeton Express.
Marina amerikane do t’i vazhdojë kërkimet brenda pjesëve të vërshuara të anijes për marinarët e zhdukur.