Identifikohet dhe gjobitet vozitësi i cili duke bërë vozitje të rrezikshme nuk u ndal në shenjë për ndalje nga policia

Prishtinë | 10 Pri 2024 | 11:37 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës në Gjilan njofton se pas veprimeve operative është arritur që të identifikohet vozitësi i cili me 06.04.2024 rreth orës 20:00  ne rrugën e “Gjinolleve” ka vozitur me shpejtësi të vrullshme dhe i njëjti nuk ishte ndalur kur policia i kishte dhënë shenjë ndaljeje dhe kishte ikur në drejtim të pa njohur.

Ndaj të njëjtit, konform ligjit të trafikut rrugor janë shqiptuar dy gjoba për kundërvajtje: Mos respektim i urdhrit të policit dhe vozitje e rrezikshme, nga 150 euro dhe një pikë negative veç e veç.

Të ngjashme