Është identifikuar i moshuari që humbi jetën sot në Vlorë.
Sipas policisë bëhet fjalë për 76-vjeçarin Liço Hoxhaj. Dyshohet se i ndjeri është mbytur në det pasi ka rënë nga shkallët e Lungomares.
Ka qenë një telefonatë që rreth orës 18:20 ka njoftuar Sallën Operative Vlorë se në lagjen “Uji i Ftohtë”, në Lungomare gjendet një trup i pajetë.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.