Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka bërë homazhe tek varrin e Enver Zymeri në 13-vjetorin e rënies së tij, raporton Ekonomia Online.
Përmes një postimi në Facebook, Idrizi ka thënë se policët e vrarë në krye të detyrës kanë mbrojtur integritetin territorial dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.
“Bashkë me kabinetin qeverisës, sot bëmë homazhe dhe vendosëm kurora lulesh tek varri i heroit, e më pas vizituam edhe familjen e Enver Zymeri”, tha ai.