Kandidatja e PDK-së për deputete, Valdete Idrizi ka thënë se çdo i ri që voton për herë të parë e i bashkohet kësaj partie është vlerë e motiv.
Ajo ka thënë se ka takuar disa prej tyre që kanë vendosur t’i besojnë programit të PDK-së
Postimi i plotë i saj:
Çdo votues që për herë të parë ka të drejtë vote, e i bashkohet Partisë Demokratike të Kosovës është vlerë e motivim shtesë për të vazhduar përpara.
E tashmja dhe e ardhmja e Kosovës janë të rinjtë e saj të cilët po na e zbardhin fytyrën në çdo fushë.
Sot takova shumë prej tyre, që për herë të parë do drejtohen drejt pikave të votimit me 14 shkurt.
Ata zgjodhën të votojnë PDK-në dhe planprogramin e #Rimëkëmbjes.
E bën zgjedhjen e duhur, PDK gjithmonë ka qenë e vazhdon të jetë afër rinisë, duke i mbështetur ata për arsimim e punësim. Tejet e lumtur dhe mirënjohëse për besimin!
Na priftë e mbara!