Idrizi deklarohet për rastin e ngacmimit seksual në shkollë, thotë se mësimdhënësi është suspenduar

Prishtinë | 05 Jan 2023 | 16:58 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi është deklaruar për rastin e ngacmimit seksual të një nxënëse nga mësimdhënësi F.K, 63 vjeçar.

Përmes telefonit, Idrizi ka thënë se mësimdhënësi është suspenduar nga shkolla dhe se organet relevante janë duke u marrë me rastin.

Rasti ka ndodhur në shkollën “Anton Zako Çajupi” në komunën e Vushtrrisë.

“Po ka pas një ankesë në shkollën fillore ‘Anton Zako Çajupi’ për një ngacmim seksual nga një mësimdhënës. Unë dje e kam marr ankesën nga prindja e nxënëses dhe sot komisioni disiplinor ka marr vendim dhe e ka suspenduar mësimdhënësin”, ka thënë Idrizi për Ekonomia Online.

Idrizi ka thënë se është njoftuar nga Prokuroria se ndaj të njëjtit është ngritur aktakuzë.

Të ngjashme