Kandidatja për deputete nga PDK Valdete Idrizi, ka thënë se ata do të rimëkëmbin edhe sportin, pasi sipas saj sportistët janë ambasadorët më të mirë të vendit.
Ajo ka takuar tenisten më të mirë për vitin 2020 Altea Hajrizi.
Postimi i plotë i saj:
Çfarë krenarie me taku kampionen në tenis, ëmbëlsirën Altea Hajrizi, kampione në kategoritë U12 dhe U14, e cila me meritë u shpall sportiste e vitit 2020 nga Federata e Tenisit në Kosovë, pas rezultateve të mira që arriti në Kosovë dhe jashtë Kosovës, përkundër pandemisë.
Nuk është befasi pasi që Altea është vajza e Veton Hajrizit, një prej sportistëve dhe kontributdhënësve më meritor të sportit në Mitrovicë e në Kosovë! Sa mirë kur e sheh se tradita familjare me kampionë po vazhdon.
Jemi dëshmitarë për peshën që e ka diplomacia sportive, prandaj shteti duhet investuar shumë më shumë e jo të iu lënë barrën vetëm familjes. Talentet si Altea Hajrizi janë asete kombëtare dhe si e tillë duhet të trajtohet!
Ne si Parti Demokratike do ta #rimëkëmbim edhe sportin sepse sportistët janë ambasadorët më të mirë të vendit!