Kandidati nga radhët e PDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka kritikuar kryetarin e kësaj komune Xhafer Tahiri, i cili ka bojkotuar pjesëmarrjen në takimin e ftuar nga Kryeministri Kurti
Idrizi, në një postim në ‘Facebook’ ka thënë se situata pandemike kërkon më shumë bashkëpunim institucional në mes të institucionëve lokale dhe atyre qëndrore.
Postimi i plotë:
BOJKOTI INSTITUCIONAL NUK ËSHTË FORMË E FUNKSIONIMIT TË INSTITUCIONEVE DEMOKRATIKE.
Kryetari i komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri, paska bojkotuar pjesmarrjen në takimin e ftuar nga Kryministri i Kosovës Albin Kurti, e qē është lajm i keq për qytetaret e Vushtrrisë!
Situata shumë e rëndë pandemike kërkon koordinim dhe bashkëpunim institucional në mes të institucioneve lokale dhe atyre qëndrore, e jo bojkot institucional.