Idrizi jep lajmin e mirë për vushtrriasit: Do të falen borxhet e tatimit në pronë deri në 100 euro

Prishtinë | 30 Nën 2023 | 18:46 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka ndarë lajmin e mirë për të gjithë qytetarët e kësaj komune, që do t’iu falet tatimi në pronë për vitin 2023 deri në vlerën 100 euro.

Kuvendi Komunal i Vushtrrisë ka miratuar propozimin e kryetarit Ferit Idrizi për faljen e tatimit në pronë.

“Në mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë, propozova që qytetarëve vushtrrias të ju falen borxhet e tatimit në pronë deri në 100 euro. Falënderoj të gjithë asamblistët që votuan këtë propozim”, tha kryetari Idrizi.

Rritja e çmimit të tatimit në pronë kishte shkaktuar pakënaqësi në Kosovë, dhe kjo ishte bërë pas vlerësimit nga ministria e Financave.

Por kjo situatë ka gjetur zgjidhje në komunën e Vushtrrisë, pasi kryetari Idrizi ka propozuar faljen e tatimit deri në vlerën prej 100 euro.

Të ngjashme