Idrizi kërkon bashkëpunim Qeveri-komuna, jep detaje nga takimi me kryeministrin

Prishtinë | 10 Jan 2023 | 15:30 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, tha se temë e diskutimit në takimin me kryeministrin Albin Kurti kanë qenë buxheti i ndarë për vitin 2023 dhe kriza energjetike në vend.

Ai në një prononcim për Ekonomia Online, pas takimit, tha se po ashtu në këtë takim kryeministrit i kanë parashtruar edhe problemet me të cilat po përballen komunat.

Idrizi tha se esenciale për të ngritur cilësinë e jetës dhe shërbimeve ndaj qytetarëve është koordinimi dhe bashkëpunimi në ndërmjet të institucioneve lokale dhe atyre qendrore.

“Ky ishte takimi i parë për këtë vit që është organizuar me ftesë të kryeministrit dhe kryetarëve të komunave, ku agjende ishin buxheti për vitin 2023 dhe kriza energjetike në vend. Këto ishin dy pikat qendrore që janë diskutuar. Kryetarët e komunave i adresuan edhe problemet specifike që i kanë komunat tyre për investimet e tyre kapitale për shërbime të ndryshme”, tha ai.

“Por ajo që është esenciale është se koordinimi dhe bashkëpunimi ndërmjet të institucioneve lokale dhe qendrore është i domosdoshëm për të ngritur cilësinë e jetës dhe shërbimeve të qytetarëve”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme