Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, bashkë me kryetaren e Kryqit të Kuq të Kosovës, Feride Hyseni, kanë vendosur sot gurthemelin për ndërtimin e objektit të ri të Kryqit të Kuq në Vushtrri.
I pari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, tha se tashmë punëtorët e Kryqit të Kuq do të kenë një objekt dinjitoz për punë.
“Punëtorët e Kryqit të Kuq, që gjithmonë janë në shërbim të qytetarëve vushtrrias tashmë do të kenë një objekt dinjitoz për punë”, tha kryetari Idrizi.
Ndërtimi i objektit do të bëhet me bashkëfinancim në mes Komunës së Vushtrrisë dhe Kryqit të Kuq.