Idrizi në 25 vjetorin e çlirimit të Vushtrrisë: Dëshmorët dhe martirët janë më meritorët që ne jetojmë të lirë

Prishtinë | 17 Qer 2024 | 20:48 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, me rastin e shënimit të 25 vjetorit të çlirimit të komunës ka organizuar një akademi solemne, me ç’rast ka ndarë çmime tradicionale për personalitete të shquara të Vushtrrisë, raporton Ekonomia Online.

Në një postim në Facebook, Idrizi, ka shkruar se meritorët më të medhënjë për liri janë dëshmorët e rënë dhe martirët.

Ndërsa, krejt në fund të akademisë, është organizuar një koncert festiv.

Postimi i plotë: 

URIME 25 VJETORI I ÇLIRIMIT TË VUSHTRRISË

Dëshmorët e martirët janë më meritorët që sot ne jetojmë të lirë, andaj shënimin e Ditës së Çlirimit të Vushtrrisë e nisëm duke nderuar të rënët për liri.

Më pas, këtë ditë e shënuam me një akademi solemne, në të cilën ndamë edhe çmimet tashmë tradicionale për personalitete të shquara vushtrriase. Titulli “Qytetar nderi” ju nda Çiftit Buçinca, Naxhije dhe Fahri Buçinca, titulli “Nderi i Qytetit” ju nda Dinore Curri, çmimi “Emblema e Vushtrrisë” u nda për dy personalitete, Emin Musa dhe Ilmi Muzaqi, ndërsa për arritjet në fushën e sportit, çmimi “Krenaria e Sportit të Vushtrrisë”, u nda për sportistët e dalluar Bujar Muli dhe Rilind Musa.

Gjithashtu, me mirënjohje nderuam personalitete të shquara që kontribuuan në periudha dhe fusha të ndryshme.

I gjithë ky aktivitet u shoqërua me një koncert festiv me këngë e valle nga Ansambli i qytetit “Hasan Prishtina”, si dhe nxënësit e SHMU-1 dhe SHMU-2.

Lavdi të rënëve për liri!

Të ngjashme