Kryetar i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se sot në fshatrat Mihaliq e Smrekonicë, si dhe në tërë territorin e komunës po zhvillohen punime me intensitet të lartë.
Ai në këtë postim ka shpërndarë edhe foto gjatë punimeve nëpër fshatra të ndryshme të kësaj komune.
“Sot, në Mihaliq e Smrekonicë, si dhe në tërë Komunën e Vushtrrisë kanë filluar punimet me intensitet të lartë!”, ka shkruar kryetari në facebook.