Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka thënë për Ekonomia Online se përgjatë dy viteve e gjysmë, kanë treguar një përformancë të mirë qeverisëse. Ai ka thënë se gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti të gjitha premtimet janë në proces të realizimit.
Idrizi ka njoftuar se me marrjen e mandatit të tij, ka arritur sukses në fushën e arsimit, duke ndarë bursa për studentët me bachelor dhe master, si dhe për të gjithë studentët e Vushtrrisë që studiojnë jashtë vendit.
“Ne në realitet e patëm tubimin me qytetarët ku kemi raportuar për të gjitha projektet që janë realizuar dhe që janë në realizim për këtë gjashtë mujor. Vërtetë kemi shumë projekte të cilat i kemi realizuar për këtë gjashtë mujorin e parë të vitit 2024, duke filluar prej fushën së arsimit, si projekte që janë realizuar janë dalja e bursave për student të nivelit bachelor dhe master. Për herë të parë kemi arritur nivelin e bursës në 600 euro, madje kemi nda bursave edhe studentëve që studiojnë jashtë Kosovës që e ka vlerën 800 euro, për vendet që i kanë regjionet dhe një mijë euro për vendet e BE-së. E përmbyllën vitin shkollore me shumë suksese e kemi rekrutuar psikologët nëpër shkollat e qytetit. Zëvendësdrejtorët kanë pasur gara në mësim, si projekt tjetër në këtë fushë tek rinia e kemi pasur edhe zhvillimin e kapacitetit të arsimit profesional, fillimi i mësimit dual”, njoftoi ai.
Kryetari theksoi se punimet janë duke u bërë në sheshin e qytetit parkingu me kapacitete prej 100 automjeteve.
Tutje, sipas tij është duke u ndërtuar edhe një shkollë fillore që arrin vlerën e një milionë e 100 mijë eurove.
“Sa i përket investimeve kapitale, për mua është investimi në rini ka shumë projekte duke u realizuar edhe nëpër fshatra edhe nëpër qytet. Është duke u punuar në sheshin e qytetit është duke u punuar parkingu nëntokësor me kapacitet prej 100 automjeteve. Tash punimet janë duke vazhduar ai projekt do të vazhdojë deri në mesin e vitit të ardhshëm. Po ashtu edhe Tregu i Gjelbër janë duke u zhvilluar punimet edhe aty ka përfunduar parkingu nëntokësor. Rruga ‘Drenica’ është gati në përfundim të përgatitjes për asfaltim, rruga ‘Avni Saraqi’, “Lumni Surdulli” do të përfundoi brenda këtij viti. Projekti tjetër në qytet që është duke u ndërtuar një shkolle të plotë fillore që arrin vlerën diku një milion e 100 mijë euro që është në oborrin e shkollës ‘Mustafë Venhari’”, ka thënë Idrizi.
Krahas projekteve që janë duke u realizuar në Komunën e Vushtrrisë, kryetari deklaroi se janë duke marrë edhe me furnizimin e ujit të pijshëm në gjithë komunën e fshatrat përreth saj.
Përveç kësaj, edhe dy projektet më të fuqishme të tij, siç është “Tregu i Gjelbër” dhe “Parkingu nëntokësorë, janë në proces të realizimit dhe do të përfundojnë në vitin e ardhëm.
“Jemi duke u marr me furnizimin me ujë të pijshëm për fshatrat e pjesës lindore, veç i kemi aktivizuar pompat në Snokonic është duke u funksionuar shumë mirë. Do të vazhdojmë në Begaj, Sfaraqak, Dumnicë, brenda dy javë dite do të furnizojmë Dumnicën që na merr kohë pak më gjatë. Këto janë projekte dy vjeçare, ashtu janë planifikuar që ë përfundojnë në vitin e ardhshëm. Sheshi i qytetit është edhe një rrugë përcjellëse sepse parkingu ka përfunduar të gjitha ato do të përfundojnë në këtë kohë të vitit të ardhshëm. Në këtë kohë vitin e ardhshëm vetëm do të prehet shiriti dhe do të janë funksionale, edhe tregu e sheshi”, u shpreh Idrizi.
Ai tregoi se ka për realizimin e projekteve të tij ka pasur mbështetjen nga Qeveria, sipas tij, ka pasur bashkëfinancim të një tenderi në vlerë të 800 mijë eurove.
Ndërsa, ka theksuar se ka pasur përkrahje edhe nga Qeveria e Kosovës në vlerë prej 800 mijë euro. Idrizi ka thënë se kjo shumë do të përdoret për përfundimin e disa investimeve kapitale.
“Kemi pasur bashkëpunim me ministritë e Qeverisë Kurti dorën në zemër nuk jam merr me sendet për ti parë vetëm errët, kemi pasur bashkëfinancim kemi pasur tash disa projekte vetëm kemi filluar t’i publikojmë nëpër media, me tenderim diku në verë të 800 mijë euro. Më herët kemi pasur projekte siç është rruga ‘Drenica’, bashkëfinancim një shëtitore dhe të disa projekteve. Kur i përmbledhim në përgjithësi do të thotë del se kemi pasur një bashkëpunim të mirë”, u shpreh Idrizi.
Megjithëkëtë, kryetari njofton se tani në rrugët e Vushtrrisë ka më shumë pastërti, gjelbërim dhe sipas tij, ky qytet është nga të paktat vende që edhe në vapën e madhe është e mbushur me lule.
“Kjo që ka ndryshuar sigurt qytetarët e vërejnë më mirë se ne, nuk jam idhëtar i asaj që të lavdërohem apo krenohem me diçka, ne jemi munduar që ta bëjmë atë që kanë kërkuar qytetarët por është evidente pastërtia, mbrojtja e ambientit, gjelbërimi, sigurt nëse kemi ardhur nga pjesa e Prishtinës ndoshta pak vende kemi lule në këtë vapë shumë të madhe sa ka në qytetin e Vushtrrisë. Besoj që ndryshimet janë shumë pozitive janë të prekshme dhe deri tash qytetarët impulset janë pozitive, ka edhe kritika me vend. Por në përgjithësi është një tregues i matshëm edhe në rrjetet sociale takimet me qytetarët që ata janë të kënaqur. Por do t’ia lejmë fjalën atyre me thënë ne nuk po them, Sa i përket kandidatimit ka kohë edhe një vit e gjysmë sepse nëse dy vite e gjysmë është një përformacë shumë e mirë e qeverisjes. Tash duhet me mbajtë edhe një vit e gjysmë”, tha ai.
Në fund Idrizi tregoi se a do të kandidojë përsëri si kryetar i kësaj komune.
“Sot për sot nuk e kam nda mendjen me kandidu por është edhe një vit e gjysmë të shohim sa po mundemi t’i realizojmë premtimet tona, ajo është pika kyçe, realizimi i premtimeve të qytetarëve, nëse i realizoj atëherë mund të bisedojmë për një kandidaturë eventuale”, deklaroi ai.